Mustafa tregon temën për të cilën partitë kosovare duhet të bënë bashkë

Mustafa tregon temën për të cilën partitë kosovare duhet të bënë bashkë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se zgjidhja e çështjes serbe në Kosovë dhe e problemeve me Serbinë është nyje e perspektivës evropiane dhe e stabilitetit afatgjatë.

Mustafa në një postim në Facebook tha se askush nga ta nuk e shfrytëzon pozitën e fuqisë dhe dominancës politike si rasti i Presidentit serb, për inicimin e dialogut të brendshëm, porse thotë se mund ta shfrytëzojnë diversitetin e tyre të mendimit politik për ta gjetur zgjidhjen më të mirë të përbashkët.

“Janë disa tema, të cilat nuk mund ti përballojmë të ndarë dhe të fragmentarizuar. Temat e mëdha shtetërore zgjidhen me kujdes të madh dhe konsensus të gjere politik, me institucione të qëndrueshme dhe me njerëz që mendojnë për shtetin, në bashkëpunim me SHBA-të dhe me Bashkimin Evropian”, shkruan ai.