Mustafa tregon për rolin që ka pasur në ndërtimin e fabrikës së ujit  

Mustafa tregon për rolin që ka pasur në ndërtimin e fabrikës së ujit   

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është shprehur i kënaqur me promovimin e investimit të ujësjellësit rajonal “Prishtina”, për të furnizuar me ujë 24 orë.

“Është kënaqësi e madhe që ne po zgjidhim problemet më të rënda të qytetarëve, të ujit, energjisë, të ngrohjes që nuk e kanë rënduar vetëm Prishtinën si kryeqendër, por edhe komunat tjera”, ka thënë Mustafa në përurimin e fabrikës së ujit në Shkabaj.

Mustafa, duke folur për këtë projekt përmendi edhe punën e tij që ka bërë ai në këtë projekt.

“Edhe mua më ka rënë hise ta përgatisë dokumentacionin për këtë investim. Më vjen mirë që komuna i ka përmbush të gjitha pikat për këtë projekt”, ka shtuar Mustafa.

Sipas kryeministrit me këtë projekt nuk po zgjidhet problemi vetëm për Prishtinën por edhe për gjashtë komuna tjetra./Insajderi.com