Mustafa thotë se ka fakte që dëshmojnë se AAK nuk fitoi në Istog

Mustafa thotë se ka fakte që dëshmojnë se AAK nuk fitoi në Istog

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka thënë se AAK-ja po feston para kohe, pasi sipas tij, Haki Rugova i LDK-së është 55 vota përpara.

“LDK dhe Haki Rugova kanë fituar në Istog, ndërkaq AAK po feston para kohe. Sipas të dhënave tona, të bazuara në numërimin e çdo vote, Haki Rugova është 55 vota përpara”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, tha në një konferencë për media se sipas rezultateve preliminare që kanë ardhur nga të gjitha vendvotimet, pra nga 63 vendvotime të komunës së Istogut, kandidati Gani Dreshaj nga AAK ka fituar 10.241 vota apo 50.1 për qind, ndërsa kandidati i LDK-së, Haki Rugova, ka fituar 10.189 vota apo 49.9 për qind.

Dreshaj e shpalli fitoren sot, në një konferencë për media në shtabin e AAK-së në Komunën e Istogut. /Insajderi.com