Mustafa takoi presidentin Obama

21.09.2016 20:33
Mustafa takoi presidentin Obama

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Barack Obama.

Ai ka postuar një foto në llogarinë e tij në Facebook, duke falënderuar çiftin presidencial për pritjen.

Përjetësisht falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara Amerikës dhe Presidentit Barack Obama për përkrahjen e pakursyer për Republikën e Kosovës”, ka shkruar kryeministri.

“Faleminderit President Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama për pritjen!”.

Presidenti Obama ka organizuar pritje për nder të delegacioneve të pranishme në AP të OKB-së.

Mustafa në ShBA ka takuar edhe zyrtarë të BE-së, përkatësisht Federica Mogherinin, Përfaqësuese e Lartë dhe Donald Tusk, president i Këshillit Evropian.

Ai ka thënë se Mogherini dhe Tusk i kanë konfirmuar atij përkrahjen e BE-së për procesin e liberalizimit të vizave./Insajderi.com