Mustafa takohet me kryeministrat e Ballkanit perëndimor  

Mustafa takohet me kryeministrat e Ballkanit perëndimor   

Kryeministri i Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, do të marrin pjesë në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i njohur si “Western Ballkan 6”, që do të zhvillohet sot në Sarajevë.

Në mbledhje, organizator i së cilës është kryesuesi me Këshillin e ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, do të marrin pjesë edhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë, Angjelina Alfana.

Në këtë takim do të diskutohet për proceset eurointegruese të vendeve të rajonit, për bashkëpunimin ndërmjet tyre, si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal përmes projekteve të ndryshme.

Mustafa edhe dje gjatë orës të vona është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministri i Tregtisë së Jashtme dhe marrëdhënieve ekonomike të Bosnjë dhe Hercegovinës Mirko Sharoviq, si dhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Serbisë në Sarajevë, Ilir Melo dhe Stanimir Vukiqeviq./Insajderi.com