Mustafa ta dërgojë sa më parë në Kuvend ligjin për Prishtinën

Mustafa ta dërgojë sa më parë në Kuvend ligjin për Prishtinën

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka propozuar që kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, sa më parë të dërgoj në Kuvend për miratim ligjin për Prishtinën.

Tahiri, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa e di më së miri se sa e vështir është funksionimi i kryeqyteti pa miratimin e Ligjit për Prishtinën andaj duhet të dërgohet sa më parë për miratim në Kuvendin e Kosovës

“Kryeministri Mustafa duhet gjithë sesi ta dërgon këtë ligj, e ka obligim ta dërgojë këtë ligj për shkak se ai e din më së miri se sa vështirë është me qeverisë pa ligj këtë qytet, dhe unë pres prej tij që ta bëjë gjatë kësaj legjislature”, ka thënë Tahiri për EO.

Tahiri, ka folur edhe për performancën e komunave të Kosovës gjatë vitit 2016, duke thënë se nuk ka qenë vit i lehtë, për shkak të problemeve serioze e paqartësive ligjore.

“Paqartësitë ligjore lidhen drejtpërdrejt me temat që kryetarët e komunave i kanë premtuar gjatë proceseve zgjedhore ju e dini që shumica dërmuese e kryetarëve platformën e tyre e kanë bazuar vetëm në investime që bazohen drejtpërdrejtë në komunë, por edhe tjetër në platformat e zhvillimit ekonomik lokal, partneritetit publiko privat pse jo edhe angazhimin e sektorit privat”, ka thënë ai./Insajderi.com