Mustafa: S’ka ushtri pa u koordinuar me Amerikën dhe NATO-n

18.03.2017 13:27
Mustafa: S’ka ushtri pa u koordinuar me Amerikën dhe NATO-n

Për herë të parë, Isa Mustafa ka folur për nismën e Hashim Thaçit për transformimin e FSK-së në Ushtri nëpërmjet ndryshimeve Ligjore. Kryeministri, me këtë rast, ka thënë se s’do të ketë formim të ushtrisë pa u koordinuar me Amerikën dhe NATO-n.

“Formimi ushtrisë vetëm me koordinim me Amerikën dhe NATO-n”, ka thënë Mustafa në përvjetorin e LDK-së në Podujevë.

Presidenti Thaçi e ka dërguar projekligjin në Parlament, ndërsa, ka shkuar edhe në Qeveri për miratim. Ende nuk është kthyer ky dokument te deputetët për votim.

Zyrtarët amerikanë dhe ata të NATO-s kanë kërkuar që ushtria të formohet duke bërë ndryshime Kushtetuese, ku kërkohen edhe votat e pakicave.

Ndërsa, Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi ka thënë se serbët nuk pranojnë ndryshime kushtetuese, prandaj, e vetmja rrugë për ta bërë ushtrinë është përmes ndryshimeve ligjore në Ligjin për FSK-në.