Kosova s’ka pasur kurrë më shumë territor, sipas llogarive të kryeministrit

Kosova s’ka pasur kurrë më shumë territor, sipas llogarive të kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vazhduar përpjekjet e tij për t’i bindur deputetët se Kosova të heqin dorë nga kundërshtimet ndaj marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në prag të votimit të saj në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka porositur se “nuk ka asnjë kuptim që të vazhdohet me kundërshtime të pabazuara”.

“Opozita dhe ekspertët, që e quajnë veten të pavarur, duhet të tregojnë se e kujt është toka e hubmur sipas tyre prej 8,200 hektarëve, nëse Komunat Pejë, Deçan, Junik dhe Istog thonë se tokën me të cilën ata kanë menaxhuar përpara e kanë në librat e tyre në tërësi”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Duhet të gjejmë forcë për ta ratifikuar kufirin, sepse kufi tjetër nuk ka. Mund ti dëmtojmë qytetarët tanë, ti mbajmë të izoluar, por sipërfaqe më të madhe se 10.908 km katror Kosova nuk ka pasur asnjëherë”, ka porositur Kryeministri i Kosovës. /Insajderi.com