Mustafa: Shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i cili është duke qëndruar në Vatikan ka thënë se është ndjerë i nderuar që ka qenë pjesë e ceremonisë zyrtare të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Mustafa: Shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre

“Jeta dhe vepra e jashtëzakonshme e Shën Terezës në shërbim të njerëzimit, u nderua nga qindra mijëra njerëz të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan”.

“Shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre e cila do të vazhdojë të na prijë në përsosjen e vlerave shpirtërore, morale e humane. Bota mbarë ka simbolin e shenjtë të dashurisë, besimit, humanizmit, vetëmohimit”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

sia

Humanistja shqiptare, Nënë Tereza është shenjtëruar të dielën në Vatikan, në prani të rreth 100 mijë besimtarëve katolikë. /Insajderi.com