Mustafa shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Ganimet Klaiqi

Mustafa shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Ganimet Klaiqi

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllime për gazetarin e ndjerë, Ganimet Klaiqin.

“Më pikëlloi shumë lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit të respektuar Ganimet Klaiqi. Kam pas nderin ta njoh dhe të zhvillojë biseda me Ganimetin, kryesisht gjatë punës në Komunën e Prishtinës”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Mustafa e ka kujtuar atë si të çiltër, modest dhe përmbajtjesor në mendimet e tij.

“I çiltër, modest në sjellje, e shumë i thellë dhe përmbajtjesor në mendime. Ngushëllimet më të sinqerta Familjes së nderuar Klaiqi. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka përfunduar Mustafa.

Gazetari Ganimet Klaiqi, ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të rëndë. /Insajderi.com