Mustafa: Serbia po ndërhynë në punët e brendshme të Kosovës  

Mustafa: Serbia po ndërhynë në punët e brendshme të Kosovës   

 

Serbia po ndërhynë në punët e brendshme të Kosovës, këtë fakt e ka pranuar edhe vetë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, madje ai tha se procesi i dialogut është një proces mjaftë i vështirë.

“Nuk po shkon lehtë. Është një proces mjaft i vështirë. Ne kemi ndërhyrje të madhe të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës, sidomos në pjesën veriore. Ne duam që t`i integrojmë serbët në të gjitha institucionet tona”, ka thënë Mustafa për gazetën boshnjake Dnevni avaz.

Mustafa para gazetës boshnjake ka thënë se në Kosovë akoma ekzistojnë strukturat paralele që  veprojnë me mbështetjen e Serbisë.

“Ne i kemi këto struktura paralele që veprojnë me mbështetjen e Serbisë. Ne nuk shohim  arsye që kjo të vazhdojë “, ka thënë Mustafa.

Ai më tutje tha se Kosova dëshiron që t`i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë pavarësisht mos njohjes nga Serbia.

“Sa i përket njohjes, ky është një proces politik. Kjo nuk na pengon që të bashkëpunojmë Tani kemi marrëveshje të cilat duhet të zbatohen”, ka thënë Mustafa./Insajderi.com