Mustafa: Serbia po bën përpjekje për të asimiluar shqiptarët

Mustafa: Serbia po bën përpjekje për të asimiluar shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës Ragmi Mustafa thotë se Serbia po bën përpjekje për të asimiluar shqiptarët. Thotë se Shqipëria duhet të ketë më shumë rol për të mbrojtur të drejtat e tyre.

“Kjo sjellje e Serbisë pa dyshim është përpjekje e vazhdueshme për të asimiluar shqiptarët, por aq më shumë u jep forcë shqiptarëve që të këmbëngulin në këto të drejta dhe të identifikohen me flamurin kombëtar siç identifikohen shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e gjithandej. Prandaj, një përpjekje e vazhdueshme e Shqipërisë në këtë fushë duhet të jetë më e intensifikuar në një shkallë më të lartë”, tha Mustafa për Oranews.

Kryetari i Luginës së Preshevës foli edhe për ndalimin e kreut të AAK, Ramush Haradinaj, duke e cilësuar këtë të fundit si hero të Kosovës, ndërsa deklaroi se duhet hetuar gjenocidi i Serbisë.