Mustafa reagon nga Gjermania pas miratimit të demarkacionit

Mustafa reagon nga Gjermania pas miratimit të demarkacionit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka reaguar pas miratimit të demarkacionit me Malin e Zi.

Mustafa ka thënë se Shënjimi i Kufirit me Malin e Zi i hap udhën shumë proceseve për Kosovën.

“Shënjimi i Kufirit me Malin e Zi i hap udhën shumë proceseve për Kosovën. LDK-ja, duke e bërë të mundshëm këtë hap të madh përpara, dëshmoi se është parti që i mbron vetëm interesat e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj”, ka thënë Mustafa. /Insajderi.com