Mustafa: Qytetarët të zgjedhin më të mirin

Mustafa: Qytetarët të zgjedhin më të mirin

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) Isa Mustafa ka kryer obligimin e tij qytetarë në ditën e zgjedhjeve lokale.

Së bashku me bashkëshorten e tij Mustafa ka votuar në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë.

Në një prononcim për gazetarë, Mustafa ka ftuar të gjithë qytetarët që ta dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Qytetarët të zgjedhin më të mirin, uroj që të gjithë qytetarët të dalin të votojnë dhe të vendosin për atë se kë mendojnë ata që është më e mirë për ta”, ka thënë Isa Mustafa. /Insajderi.com