Mustafa: Qeveria e Kosovës nuk duhet të krijohet me Radoçiqat e Veselinoviqat

Mustafa: Qeveria e Kosovës nuk duhet të krijohet me Radoçiqat e Veselinoviqat

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të krijohet “me Radoçiqat e Veselinoviqat e as me kumari me ta dhe me krimin”.

Ai ka thënë se Kosovës i nevojitet një qeveri me shumicë shqiptare e cila respekton të drejtën e të gjithëve.

“Nuk bëhet Qeveria e Kosovës me Radoiçiqat e Veselinoviqat, as me kumari me ta dhe me krimin. Kosovës i nevojitet një qeveri me shumicë shqiptare, e cila respekton plotësisht të drejtat e popullatës joshumicë”, ka shkruar Mustafa.

Ramush Haradinaj kandidati i PAN-it për kryeministër ditë më parë kishte kërkuar mbështetje për kryeministër edhe nga njëri prej kriminelëve kryesor të veriut të Kosovës. Haradinaj, kishte takuar Milan Radojiçiq – babanë e gruas se Zvonko Veselinoviqit, i hetuar një kohë të gjatë në Kosovë dhe i dënuar në Serbi. Pas burgosjes së Veselinoviqit në Serbi, kontrollin në veri të Kosovës e ka marrë Radioçiq

Mutafa më tej ka thënë se LDK do të bashëqeverisë për sic ka thënë ai vetëm me ata të cilët nuk diktohen nga krimi dhe nga Lista Serbe.

“LDK nuk do të bashkëpunojë me ata që nuk zgjedhin mjete për të ardhur në Qeveri, por do të bashkëpunojë dhe do të bashkëqeverisë vetëm me ata të cilët nuk diktohet nga krimi dhe nga Lista Serbe për të qeverisur Kosovën”, ka shkruar Mustafa./Insajderi.com

Ramush Haradinaj ka kërkuar mbështetje për kryeministër nga krimineli serb i veriut