Mustafa, pjesë e samitit për investimet në Ballkan

Mustafa, pjesë e samitit për investimet në Ballkan

Kryeministri Isa Mustafa është duke marrë pjesë në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Londër.

Takimi është organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimin (BERZH) dhe pritet që të diskutohet diskutohet për potencialet e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mundësitë e investimeve.

Në këtë ngjarje, kryeministri Mustafa është i shoqëruar nga Ministri i Financave, Avduallah Hoti.

Të pranishëm në samit janë janë kryeministrat e vendeve të rajonit, duke përfshirë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, kryeministrin e Shqipërisë, të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë./Insajderi.com