Mustafa: PDK-ja u dorëzua para partisë së vogël, AAK-së

Mustafa: PDK-ja u dorëzua para partisë së vogël, AAK-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se pas turit të dëgjimit, PDK-ja u dorëzua para partisë së vogël, AAK-së.

“PDK e AAK për dy tre ditë paralajmëruan vendimet kapitale për Kosovën. Por, pasi dështoi në maraton, pas dy vjet e gjysmë, vendimin më të madh PDK e mori pas turit të dëgjimit. Populli i tha dorëzohu se nuk dini me qeverisë dhe u dorëzuan para një partie të vogël”, ka shkruar Mustafa.

“Tani, për koalicionin e karavanit të partive, pason “turri”i votës, i cili bashkërisht do t’ua tregoj vendin. Pastaj Do kanë kohë të mendojnë, me kokë, sesi merren vendimet e mëdha”, ka shkruar Mustafa./Insajderi.com