Mustafa: Nuk bëjmë koalicion me PDK-në

Mustafa: Nuk bëjmë koalicion me PDK-në

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, që njëherësh është edhe kryetar i LDK-së, ka thënë se partia e tij kishte bërë koalicion me PDK-në për shkak të vendimi të Gjykatës Kushtetuesë në vitin 2014 dhe sugjerimeve të partnerëve ndërkombëtar. Por, sipas tij, një gjë e tillë nuk do të ndodhë më.

“LDK nuk do të bëjë koalicion me PDK-në. Interesi i vendit, kufizimet nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës dhe të LDK-së, bënë që ne të hyjmë në koalicion me PDK-në para 3 vjetësh. Por, jo më!”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

“Ata e shkelën marrëveshjen dhe treguan se nuk u intereson shteti por interesat e tyre partiake”, ka shtuar ai. “Më 11 Qershor ne do të fitojmë dhe do të ndërtojmë Qeverinë me njerëz të besës”./Insajderi.com