Mustafa: Mogherini e Tusk më konfirmuan përkrahjen e BE-së për viza

Mustafa: Mogherini e Tusk më konfirmuan përkrahjen e BE-së për viza

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar sot presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Fererica Mogherini, të cilët sipas kryeministrit, kanë shprehur konfirmimin e tyre për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Në selinë e Kombeve të Bashkuara takova presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini. Dy drejtuesit e lartë të BE-së, theksuan përkrahje për liberalizimin e vizave dhe proceset integruese të Kosovës dhe vlerësuan zhvillimet pozitive në drejtim të fuqizimit të rendit dhe ligjit, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Mustafa po ashtu ka takuar edhe kongresistin Eliot Engel dhe përfaqësuesen e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Margot Ellis.

“Engel, për mediat e pranishme, e tha një fjali tejet domethënëse: “Ne e dimë si amerikanë se nuk kemi miq më të mirë sesa miqtë tanë në Kosovë dhe ata nuk kanë miq më të mirë sesa miqtë e tyre në Amerikë”, ka thënë Mustafa./Insajderi.com