Mustafa mesazh deputetëve që votojnë kundër qëndrimit të LDK-së

Mustafa mesazh deputetëve që votojnë kundër qëndrimit të LDK-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një statusi në facebook ka thënë se partia që ai e drejton është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës.

“LDK është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës. Ata që shkelin qëndrimet e LDK-së cenojnë vlerat më sublime të saj”, shkruan ai.

Në seancën konstituive që ka filluar me vonesë përvec mungesës së deputetëve të deputetëve të PAN-i, ka munguar edhe deputetja Teuta Rugova, vajza e presidentit  historik Ibrahim Rugova.