Mustafa: Ligji për Trepçën nënshkruhet me 2 nëntor

29.09.2016 11:28
Mustafa: Ligji për Trepçën nënshkruhet me 2 nëntor

Kryeministri  Isa Mustafa ka thënë se ligji për Trepçën do të nënshkruhet me 2 nëntor.

Ai ka thënë se është themeluar një komision për hartimin e përpilimit të ligjit të Trepçës nga
Akademia e Shkencave, nga profesorë të Universitetit dhe nga menaxhmenti i Trepçës.

“Gjithashtu është konsultuar edhe me grupe të ndryshme të interesit dhe me faktorët ndërkombëtarë dhe ligji do të procedohet në Kuvend në mënyrë që ne t’i arrijmë të gjitha afatet”, ka thënë kryeministri Mustafa në përgjigjen e pyetjes që e ngriti deputeti Raif Qela.

Mustafa ka thënë se me Ligjin për Trepçën, Qeveria e ka shpëtuar këtë gjigant metalurgjik nga likuidimi./Insajderi.com