Mustafa i kundërpërgjigjet Veselit: Nuk e durove sulmin ndaj klientelës së korruptuar të PDK-së

Mustafa i kundërpërgjigjet Veselit: Nuk e durove sulmin ndaj klientelës së korruptuar të PDK-së

Një orë pasi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dha një mesazh duke thënë se Isa Mustafa nuk ka punuar si kryeministër përkundër faktit se ai ia ka dhënë përkrahjen si lider i partisë në koalicion qeverisës, ka ardhur reagimi i kryeministrit në detyrë.

Mustafa e ka akuzuar partinë që e drejton Veseli për mosdurim të punës së qeverisë së drejtuar nga ai, pasi sipas tij kjo Qeveri ka penguar kapjen e shtetit nga vet PDK-ja.

“Kjo qeveri ia vuri laurën krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Kam qenë i vetëdijshëm se PDK dhe klientela e korruptuar nuk e përballon këtë. Kemi penguar degradimin e shtetit dhe do ta çlirojmë nga kthetrat e krimit!”, ka shkruar Mustafa/Insajderi.com