Mustafa kujton avokatin Kelmendi dhe dy djemtë e tij të vrarë nga forcat serbe

Kryeministri Isa Mustafa, ka kujtuar tetëmbëdhjetë vjetorin e kidnapimit dhe ekzekutimit të avokatit Bajram Kelmendin dhe dy bijtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin.

Mustafa ka shkruar se avokati Bajrami ishte veprimtar i lirisë, duke bërë një punë kolosale në denoncimin me fakte juridike, në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë, të krimeve gjenocidiale të shtetit serb në Kosovë.

“Tetëmbëdhjetë vjet më parë, regjimi kriminal i Serbisë, në shenjë hakmarrjeje për nisjen e sulmeve ajrore të NATO-s, kidnapoi dhe më pas i ekzekutoi barbarisht Avokatin më të njohur kosovar të kohës, Bajram Kelmendin dhe dy bijtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin”.

“Familja Kelmendi, me sakrificën e saj sublime, do të përkujtohet gjithmonë si një prej familjeve të mëdha të Kosovës që dhanë gjithçka për lirinë e vendit”, shkruan Mustafa në Facebook.