Mustafa krahason deklaratat e AAK-së me rriqrat e Malishevës

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se deklaratat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po i ngjasojnë me rriqrat e Malishevës, të cilat Mustafa thotë se “nuk i do as me i parë e lëre më me i komentuar”.

Mustafa krahason deklaratat e AAK-së me rriqrat e Malishevës

Kreu i ekzekutivit kosovar e cilëson fjalorin e AAK-së si të një qendre të majtë politike, edhe pse, sic thotë Mustafa, ajo pretendon të jetë parti e djathtë.

“Deklaratat/komunikatat e AAK-së po më përngjajnë në rriqrat e Malishevës. Nuk i do, as me i parë e lere më me i komentuar, por të kapen për trupi”, ka thënë Mustafa.

Kujtojmë se Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas seancës së sotme, ku do të duhej të diskutohej për projektligjin e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, por që në momente të fundit u tërhoq nga Qeveria e Kosovës, ka dërguar një reagim për media.

Sipas deputetëve të AAK-së, “kryeministri i jugosllavizuar, nuk pati guxim ta sjellë projektligjin pa miratimin e Vuçiqit”. /Insajderi.com