Mustafa: Kosova s’e harron të kaluarën, por e gatshme të vazhdojë përpara

Mustafa: Kosova s’e harron të kaluarën, por e gatshme të vazhdojë përpara

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se për çdo qytetar të Kosovës, Epopeja e UÇK-së është kremtimi i atdhedashurisë. Ai ka shtuar se, ndonëse Kosova është shtet i ri, kujtimin dhe flijimin për liri e ka të vjetër.

Mustafa ka shtuar se duhet të kujtohet kjo ditë, për t’u bindur se sa shumë duhet punuar për paqe dhe për të krijuar fitore.

Gjithashtu, i pari i Qeverisë ka thënë se të gjithë, ndonëse me dallime politike, janë unik në rrugën evropiane dhe euroatlantike.

Ai është mburrur me institucionet e Kosovës, duke përmendur FSK-në e Policinë.

“Ne sot mburremi me institucionet e reja të ngritura, mburremi më FSK-në. Kemi Policinë dhe institucione e tjera të sigurisë të afta”, ka thënë Mustafa.

Gjithashtu, Mustafa ka thënë se Kosova e ka të ardhmen në duart e saj, shkruan gazeta Metro.

“Kosova s’e harron të kaluarën e dhimbshme, por e gatshme të vazhdojë përpara”, ka përfunduar Mustafa.