Mustafa: Kombëtarja shqiptare na e solli gëzimin e dytë brenda pak orësh

Mustafa: Kombëtarja shqiptare na e solli gëzimin e dytë brenda pak orësh

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i është gëzuar fitores së Shqipërisë ndaj Maqedonisë duke thënë se “Kombëtarja jonë na e solli gëzimin e dytë brenda pak orësh”, duke iu referuar kështu barazimit në ndeshjen e mbrëmshme të Kosovës në udhëtim ndaj Finlandës.

“Pas barazimit historik të Kosovës, Shqipëria realizoi një fitore emocionuese kundër fqinjëve tanë. Maqedonia tregoi lojë të mirë dhe sportivitet, por Kombëtarja Shqiptare dëshmoi fuqinë dhe zemrën e madhe që, përkundër kushteve që u krijuan, të fitojë me golin e bukur të Balajt”, ka thënë Mustafa.

“Urime të gjithë shqiptarëve kudo që janë!”, ka shtuar Mustafa.

Shqipëria dhe Maqedonia zhvilluan të martën 15 minutat e mbetur nga ndeshaj e mbrëmshme që u ndërpre për shkak të reshjeve të shiut.

Bekim Balajk shënoi me kokë në minutën e 89-të të ndeshjes për t’i dhuruar Shqipërisë tre pikë për kualifikimet për Botërorin Rusi 2018./Insajdericom