Mustafa: Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ajka e mendjes intelektuale

Mustafa: Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ajka e mendjes intelektuale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se është përmbyllur e listës së deputetëve e cila do të bëhet publike nga KQZ-ja.

Më tutje Mustafa ka thënë se koalicioni parazgjedhor i cili përfshinë LDK-në, AKR-në dhe Alternativë është koalicion i cili ka mbledhur ajkën e mendjes intelektuale.

“Koalicioni për të ardhmen, i kryesuar nga LDK ka mbledhur ajkën e mendjes intelektuale, si dhe të zotësive zhvillimore, biznesore e menagjeriale nga LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi dhe shoqëria civile. Njerëzit tanë kanë integritet personal e familjar për ti ofruar zhvillim Kosovës, ç’kapje përfundimtare të shtetit dhe qeverisje evropiane”.

“Nuk ofrojnë fjalë, protagonizëm, popullizëm, premtime e afate të kota. Gra e burra, të rinj e të reja që kanë marrë besimin e këtyre subjekteve politike, kanë respektin e plotë të qytetarëve. Unike dhe e pandarë për interesat madhore të Kosovës, lista kryesohet nga kandidati për Kryeministër, z. Avdullah Hoti. E ka përkrahjen time të plotë, si Kryetar i LDK-së”, ka shkruar Mustafa./Insajderi.com