Mustafa kërkon që BE t’i bëjë presion Serbisë në dialog

13.09.2016 12:16

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova është e përkushtuar që ta përmbushë kriterin e fundit për vizat e që është Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Mustafa kërkon që BE t’i bëjë presion Serbisë në dialog

Kreu i ekzekutivit pas një takimi njoftues që pati sot me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, potencoi se Kosova është e përkushtuar edhe në dialogun me Serbinë.

Ai bëri me dije  se ka ftuar BE-në që t`i bëjë presion Serbisë, sepse, sipas tij, ajo po e zvarritë këtë proces, shkruan Klan Kosova.

Kurse shefja e Zyrës së BE në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka theksuar se Kosova është lart në agjendën e BE-së.