Për tejkalimin e krizës energjetike, Mustafa takon ministrat dhe drejtorin e KEK-ut

Për tejkalimin e krizës energjetike, Mustafa takon ministrat dhe drejtorin e KEK-ut

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka zhvilloi sot një takim pune me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe drejtorin menaxhues të Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, për të diskutuar për tejkalimin kolapsit energjetik.

Në takimin me kryeministrin drejtuesit e KEK, MZHE dhe MMPH janë zotuar se do të përshpejtojnë veprimet për të zgjidhur sa më shpejtë problemet në pengesat pronësore dhe të ndërtimeve pa leje.

“Pritet që qytetarët, të cilat kanë prona në atë pjesë, të bashkëpunojnë me KEK-un dhe institucionet shtetërore, për të hapë rrugë që vendi të mos vjen në rrezik rreth energjisë elektrike, duke përfituar të gjitha të drejtat që atyre u takojnë. Prandaj, pengesat e përkohshme, vetëm sa mund ta dëmtojnë vendin dhe të krijojnë obligime të paparashikueshme të importit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Për më tepër u njoftua se edhe në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku do të kërkohet edhe angazhimi i institucioneve tjera emergjente dhe të sigurisë, për të evituar çdo rrezik eventual.