Mustafa: Faktet për demarkacionin janë të qarta si loti

Afrimi i datës kur pritet të votohet demarkacioni në Kuvendin e Kosovës ka bërë që liderët e shtetit të shtojnë përpjekjet që të bindin qytetarët por edhe deputetët opozitarë se marrëveshja e arritur me Malin e Zi është në rregull dhe nuk cenon territorin e Kosovës.

Kësaj radhe, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se faktet rreth demarkacionit që janë prezantuar nga komisionit shtetëror |janë të qarta si loti.  Por, sipas tij,  “varet se a kemi forcë dhe guxim që ato ti pranojmë”.

Mustafa ka thënë se 1 shtatori, dita kur do të votohet kjo marrëveshja në Kuvend, “është dita kur deputetët mund ti thonë JO: dhunës, kërcënimeve , bllokadës së proceseve shtetndërtuese”.

“Është dita në të cilën duhet ti japim përgjigje Kosovës”, ka thënë ai./Insajderi.com