Mustafa: Është ditë e rëndësishme për komunat ku jemi në balotazh

19.11.2017 11:11
Mustafa: Është ditë e rëndësishme për komunat ku jemi në balotazh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka votuar në zgjedhjet lokale për balotazh në Prishtinë. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij.

Pas votimit, Mustafa foli para medieve, duke thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për komunat ku partia e tij është na balotazh.

“Është një ditë e rëndësishme për të gjitha komunat në të cilat kemi hyrë në raundin e dytë. Jam i bindur se qytetarët sot do të vendosin për fatin e tyre. Uroj që zgjedhjet të shkojnë mirë”, ka thënë Mustafa./Insajderi.com