“Mustafa e Meta janë ardhacakë, jo pinjollë”

“Mustafa e Meta janë ardhacakë, jo pinjollë”

Disa përfaqësues të familjeve të vjetra të Prishtinës  nuk e kanë pritur mirë faktin se nismëtarë të forumit të pinjollëve të kryeqytetit janë ish-deputetët e LDK-së që nuk arritën të futën përsëri në Kuvend, Bardhyl Meta e Muhamet Mustafa.

Enver Rakovica, banuesit ndër të parët në Prishtinë, për këta dy u tha se janë ardhacakë, e jo vendas të vjetër, njofton Klan Kosova.

“Nuk e di a duan me formua shoqatën në Rimanisht apo në shtime apo në Lipjan,  shoqata e Prishtinalive nuk mund të formohet në Prishtinë, shoqata nuk mund të formohet në shtëpi”.

“Prishtinasit mund të formojnë shoqata edhe Muhamet Mustafa edhe kush ka deshtë tjetër me formua,  mund ta formojnë në qytetet e veta të lindjes që kanë ardhur në Prishtinë dhe që janë kthyer në vendlindje”.

“Mu po më doket që janë pinjollë mund me qenë pionier vetëm ata që kanë lind këtu, nuk e di se a kanë qenë edhe ata apo jo. Ata nuk dihet mas pari a kanë lind në Prishtinë apo jo sepse me qenë pionier i Prishtinës duhet me qenë i lindur, duhet me qenë baba dhe nënën por edhe babagjyshin dhe gjyshen”, ka thënë ai.