Mustafa e Hoxhaj e takojnë ish-presidentin Clinton

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri, Isa Mustafa dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kanë nisur takimet e tyre që janë paraparë në agjendën e qëndrimit në New York.

Mustafa e Hoxhaj e takojnë ish-presidentin Clinton

Në fillim të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Mustafa e Hoxhaj kanë nisur takimet me ish Presidentin Clinton në takimin e Clinton Foundation.

“Me kryeministrin Mustafa takuam Presidentin Clinton. E informuam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon” ka shkruar Hoxhaj në Twitter.