Mustafa: Demarkacionin e dërgojmë në kuvend atëherë kur e dimë që kalon

Mustafa: Demarkacionin e dërgojmë në kuvend atëherë kur e dimë që kalon

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë gjatë qëndrimit që ka pasur këto ditë në Bruksel, zyrtarët më të lartë atje i kanë thënë se demarkacioni mbetet kushti që duhet përmbushur që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.

Mustafa duke folur për demarkacioni gjatë përurimit të një rruge në komunën e Dragashit ka thënë demarkacioni do të procedohet në Kuvend atëherë kur të jetë i sigurt se do të kalojë.

“Po ne tash po bisedojmë për këtë çështje jo vetëm me koalicionin, por edhe me subjektet tjera. Të shohim si janë gjasat e prezencës së tyre në kuvend dhe votimit. Ne do ta procedojmë në Kuvend në momentin që e kemi të sigurt se do ta kapërcejmë. Për ne është e rëndësishme që të bëhet ratifikimi, që të liberalizohen vizat për qytetarët”, tha Mustafa.

Mustafa në fillim të kësaj jave ka udhëtuar në Bruksel ku kishte kërkuar nga BE-ja që Kosovës të i hiqet ratifikimi i demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave, por që kjo kërkesë e tij ishte refuzuar nga përfaqësuesit e BE-së./Insajderi.com