Mustafa i del në mbrojtje kishës ortodokse në oborrin e UP-së

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka dalë kundër rrëzimit të kishës ortodokse në kampusin e universitetit të Prishtinës.

Mustafa i del në mbrojtje kishës ortodokse në oborrin e UP-së

Ai është befasuar pas protestës së studentëve, pasi sipas tij, ata kanë reflektuar karakter religjioz dhe jo atdhetar.

“Befasia qëndron ne protestën studentore, që për herë të parë reflekton karakter religjioz, e jo atdhetar”, ka shkruar në një postim të tij në facebook.

Ai ka thënë se kisha duhet të qëndrojë në vendin në të cilën është dhe t’ju shërbejë qytetarëve të përkatësisë ortodokse, dhe në qoftë se nuk ka besimtar të fesë ortodokse, le të përdoret për qëllime artistike.

“Kisha lë të qëndrojë e të shërbejë për qytetarë të konfesionit ortodoksë, nëse ka të tillë. Nëse nuk ka, atëherë të gjejmë formulën e përdorimit të saj për qëllime artistike apo qëllime tjera dinjitoze, duke reflektuar kështu vlerat kombëtare, ato europiane dhe të botës së qytetëruar”, ka mbyllur postimin e tij Rrustem Mustafa./Insajderi.com