Mustafa: Çdo vit do të punësohen deri në 25 mijë veta

Mustafa: Çdo vit do të punësohen deri në 25 mijë veta

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një takim me investitorë ka shpalosur planin ekonomik të LDK-së.

Mustafa ka thënë se me qeverisjen e ardhshme të LDK-së synohet të rritet ekonomia deri në 8% dhe të ketë një rritje vjetore të GDP prej gjysmë miliardi.

“Mund të rritet ekonomia deri në 8 % që nënkupton që do të kemi rritje vjetori të GDP prej gjysmë miliardi për çdo vit që për vendin tona është sukses i mirë”, tha ai.

Më tutje Mustafa tha se me një rritje të tillë do të zgjidhet problemi i papunësisë, ai tha se do të arrihet një shkallë e punësimit në mes të 6.5% deri në 7% që nënkupton deri në 25 mijë vende të reja pune për çdo vit.

“Mund ta arrijmë një shkallë të punësimit nga 6.5% deri në 7% që nënkupton që çdo vit do të krijohen deri në 25 mijë vende të reja pune”, tha Mustafa.

“Në periudhën dy vjet e gjysme kemi zbritur papunësinë nga 35 % në 26 % ne mendojmë se në katër vitet e radhës do të zbritet papunësia deri në 15 %”, ka thënë Mustafa./Insajderi.com