Mustafa: Çdo Bajram po e presim në gjendje të mirë

Mustafa: Çdo Bajram po e presim në gjendje të mirë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar drejtuesit e komunitetit mysliman në Kosovë për festën e Kurban Bajramit.

Kryeministri Mustafa ka thënë me këtë rast se Kurban Bajrami është një ditë  të sakrificës dhe solidariteti që ne kemi nevojë si vlerë njerëzore kështu duke i kultivuar ato.

Ai ka thënë se është i lumtur që kjo festë, ashtu si edhe në të kaluarën, po i gjen kosovarët në gjendje të mirë financiare e shpirtërore.  Kosova feston në një gjendje të mirë edhe kësaj radhe./Insajderi.com