Mustafa: Behgjet Pacolli u kërcënua

Mustafa: Behgjet Pacolli u kërcënua

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka falënderuar kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli që iu bashkua partisë së tij në koalicion parazgjedhor, duke nxjerrë Avdullah Hotin kandidat për kryeministër.

Kryeministri i shkarkuar, Isa Mustafa tha se Pacolli përkundër se u shantazhua dhe u kërcënua, ai iu bashkua vizionit të LDK-së.

“Behgjet Pacolli nuk u zmbrapsë të bëjë koalicion edhe përkundër kërcënimeve”, tha Mustafa në tubimin e hapjes së fushatës zgjedhore në Prishtinë.

Mustafa falënderoi edhe Mimoza Kusarin e Ilir Deden dhe anëtaret tjerë të ‘Alternativës’ dhe po ashtu ata të shoqërisë civile, që po ashtu janë bërë pjesë e listës së koalicionit LDK-AKR.

“Ekspertet nga shoqëria civile pasuruan frymën. Ne u bashkuam si në kohen e Ibrahim Rugoves”, tha kreu i LDK-së, Isa Mustafa. /Insajderi.com