Mustafa: Bajrami forcon vlerat më të larta njerëzore të humanizmit

Mustafa: Bajrami forcon vlerat më të larta njerëzore të humanizmit

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka uruar besimtarët mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Urimet më të përzemërta për besimtarët myslimanë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e përfundimit të Muajit të Ramazanit dhe kremtimit të Festës së Fitër Bajramit. Muaji i shenjtë i Ramazanit dhe përmbyllja e tij me Festën e Bajramit, forcojnë besimin dhe vlerat më të larta njerëzore të humanizmit, sakrificës, dashurisë dhe mirësisë”.

“Festat e tilla janë, po ashtu, një rast i mirë për njerëzit e vullnetit të mirë që të fuqizojnë përkushtimin dhe vendosmërinë për të ardhmen. Urime!”, ka shkruar Mustafa./Insajderi.com