Mustafa: 100 milionët e FMN-së argumentojnë kredibilitetin e qeverisë

Mustafa: 100 milionët e FMN-së argumentojnë kredibilitetin e qeverisë

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka marrë në konsideratë “disiplinën, korrektësinë dhe menaxhimin shembullor të financave” nga Qeveria e Kosovës para se t’ia ndajë 100 milionë euro për buxhetin e shtetit.

“Pas rishikimit të programit, FMN-ja ka konkluduar se të gjitha kushtet në kuadër të programit janë plotësuar nga ana e institucioneve të Kosovës. Përtej përfitimit të konsiderueshëm dhe shumë të vlefshëm financiar, ky vlerësim është dëshmi për partnerët tanë ndërkombëtarë për kredibilitetin, aftësinë dhe potencialet tona qeverisëse”, ka thënë Mustafa.

“Kjo e arritur është rezultat i koordinimit ndërmjet institucioneve dhe menaxhimit të mirë të disa proceseve shumë të ndjeshme që u përmbyllën suksesshëm, me mirëkuptimin dhe kontributin e të gjithëve.”