Mustafa: Nuk e diskutojmë postin e kryeministrit me VV-në

Kryeministri në shkuarje, Isa Mustafa, ka deklaruar se LDK-ja ka kandidatin për kryeministër, i cili është Hoti, dhe siç thotë ai, kjo pjesë nuk diskutohet.

Me këtë, ai ka bërë të ditur se koalicioni me VV-në është i pamundur, pasi kërkesa e tyre lidhet ekskluzivisht me postin e kryeministrit.

“Hoti do të jetë kryeministër dhe këtë nuk e diskutojmë”, ka thënë Mustafa.

Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se ka vend për diskutime të tjera, dhe siç tha ai, sot Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së do të mblidhet për të marrë vendime para se të përpilohet lista për deputetë. /Insajderi.com