Musliu: Tërnava po e politizon xhaminë, ndërtimi i saj pa leje është haram

Musliu: Tërnava po e politizon xhaminë, ndërtimi i saj pa leje është haram

Imami nga Drenasi, Mulla Osman Musliu ka kritikuar Myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën, për këmbënglujen e tij se Xhamia e Madhe në Prishtinë do të ndërtohet në Prishtinë “edhe pa leje nëse është e nevojshme”.

Mulla Osmani ka thënë se është haram ndërtimi i xhamisë pa leje.

“Naim Tërnava po e politizon xhaminë. Nëse marohet pa leje është haram, ai myftiu e di mirë se është haram. Nuk guxon Myftiu me e thanë këtë fjalë sepse është fyerje për besimtarët”, ka thënë Musliu.

E kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, kishte deklaruar para rreth dy javësh se xhamia në lagjen Dardania të Prishtinës, do të ndërtohet edhe pa leje – nëse është e nevojshme.

“Ndoshta shumë shpejtë do të vijë dita që të dalim dhe ta nisim xhaminë pa leje dhe atëherë ju bëjë me dije që ai që organizon jam unë, ai që marrë përgjegjësinë jam unë, ai që duhet të burgoset jam unë, të gjitha jam unë, por nuk kam dëshirë të shkojë punën deri aty”, ka thënë Tërrnava.

“Me dhjetëra herë kam kërkuar dhe kërkoj që pesë vjet të jepet leja për ndërtimin e xhamisë, toka është në emrin tonë, projekti është kryer është dorëzua në komunë qe sa vite. Unë kam një presion shumë të madh prej xhematin sepse kjo xhami është shumë domethënëse për komunitetin Mysliman”, kishte deklaruar Tërnava. /Insajderi.com