Musliu tallet me sondazhin e VV-së: U treguan modestë

Musliu tallet me sondazhin e VV-së: U treguan modestë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë me ironi se Lëvizja Vetëvendosje u tregua modeste me sondazhin e publikuar sot.

“Kjo është një vetëkënaqësi e Vetëvendosjes. Të them të drejtën, nuk e di a po bëjnë fushatë apo jo, por besoj se Vetëvendosja është dëshmuar në qeverisje”, ka thënë ajo.

“Mua më befason që paska qenë modeste Vetëvendosja që e ka lënë Lëvizjen e tyre vetëm 3% para PDK-së”, ka shtuar ajo në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Lëvizja Vetëvendosje publikoi sot një sondazh sipas të cilit ata gëzojnë përkrahjen më të madhe të qytetarëve të Kosovës, duke qenë para PDK-së dhe LDK-së./Insajderi.com