“Kësht" />

Murati thotë se kufijtë mund të ndryshohen vetëm me bekimin ndërkombëtar

Murati thotë se kufijtë mund të ndryshohen vetëm me bekimin ndërkombëtar

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se po çuditet shumë me pohimet të cilat ai i quan absurde se ndryshimi i kufijve nënkupton nisjen e luftës.

“Kështu po duan të tmerrojnë njerëzit e të krijojnë panik në opinionin publik se mund të kemi luftë dhe mund të destabilizojmë krejt Ballkanin. E vërteta është se nëse ndryshohen kufijtë, kjo mund të bëhet vetëm me marrëveshje dhe me bekimin ndërkombëtar”, ka thënë Murati përmes Facebook.

Në këto rrethana, siç thotë Murati jo që do të ketë luftë, por do të vendosen themele serioze të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, në mes të shqiptarëve dhe serbëve.

“Ata që po i fryjnë frikës së një lufte të re nëse preken kufijtë, janë kryesisht ata që kanë investuar apo vetë janë produkt i investimit të konceptit multi-etnik të Kosovës (me mbi 92% shqiptarë!!!), si rrjedhim ata që kanë qenë pjesë e projektit të Kosovës ahtisariane (me pavarësi nga jashtë por jofunksionale brenda) dhe të krijimit të “njeriut të ri” – kosovarit ahtisarian, por edhe të tjerë naivë e ekzibicionistë medial e politik”.