Murat Jasharit i thurin lavde për plagosjen e Azem Vllasit

Murat Jasharit i thurin lavde për plagosjen e Azem Vllasit

Edhe pse dyshohet për ‘vrasje në tentativë’ të avokatit Azem Vllasi, ka njerëz që nuk hezitojnë t’i thurin lavde për këtë akt.

Në llogarinë e rrjetit social Facebook të Murat Jasharit, si i dyshuari kryesor në këtë rast, ka komentues që e mbështesin veprimin e tij.

“Të lumtë dora vlla, rrofsh”, “të lumtë dora, ujku do plum e jo pamuk”, janë vetëm disa nga lavdet që i janë bërë në profilin e tij në Facebook.

Ka edhe komente të atilla ku atë e kanë krahasuar edhe me Avni Rrustemin.

“Rrofsh Murat Jashari e Avni Rrustemi”, ishte një koment tjetër, raporton Insajderi.

Gjithashtu ka edhe prej tyre që  kanë kërkuar edhe lirimin e tij sa më të shpejt dhe pa asnjë kusht.

“Të lirohet pa as edhe një kusht” , ka qenë komenti tjetër.

Ndërsa shumë të tjerë kanë kërkuar që “Azem Vllasi të kërkojë falje për dëmet që i ka shkaktuar kombit shqiptar”.

Murat Jashari është i dyshuari kryesor për plagosjen e avokatit Azem Vllasi. Ai është 60 vjeçar nga fshati Orizare i Kumanovës së Maqedonisë.

Jashari nuk është fytyrë publikë, megjithatë njihet si vëllai i luftëtarit të UÇK-së, Ismet Jasharit, i njohur si komandant “Kumanova”./Insajderi.com