Murat Jashari përmes një video rrëfen planet për vrasje

17.03.2017 14:04
Murat Jashari përmes një video rrëfen planet për vrasje

Atentati i Murat Jasharit ndaj avokatit Azem Vllasi, përmes një video ka rrëfyer për planët për vrasje që po bëheshin nga Lëvizjes “Syri i Popullit”.

Në një video të publikuar nga RTV Dukagjini, atentatori i avokatit Azem Vllasi, konfirmon vetë se kanë bërë listë të ekzekutimeve dhe pas çdo aksioni të tyre, opinionin publik do ta njoftojnë përmes komunikatave se për çka i kanë kryer këto ekzekutime.

Në këtë incizim, Jashari konfirmon se kanë përcjellë lëvizjet e subjekteve politike dhe jopolitike, klerikët fetarë, pushtetet lokale e qendrore dhe se do të hakmerren, siç thotë ai, ndaj të gjithë atyre që prej vitit 1981 i kanë lënë shqiptarët të paaftë të krijojnë shtet dhe familje.

Lexo edhe:

Goran Rakiq keqpërdorë qindra mijëra euro të Fondit për Veriun