MUP: Drejtori i policisë u arrestua për terrorizëm

MUP: Drejtori i policisë u arrestua për terrorizëm

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka bërë të ditur se drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi është arrestuar për vepër penale të terrorizmit.

Ky institucion i ka thënë Gazetës Fjala përmes emailit se për Thaçin ka pasur një vendim të Gjykatës së Lartë në Nishë për paraburgim që nga viti 2010.

“Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë arrestuar NT (1976) nga Ferizaj, në bazë të një urdhër-arresti me urdhër të Gjykatës së Lartë në Nish për veprën  penale të terrorizmit“, thuhet në përgjigjen e MUP-it për Gazetën Fjala.

Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish Thaçi është dërguar në paraburgim, pasi u arrestua mbrëmë rreth orës 20:00 në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, derisa po hynte në territorin e Serbisë.