Trajneri i Dritës së Gjilanit, Ismet Munishi ka kritikuar trajnerin e përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki.

Sipas Munishit, trajneri i Kosovës" />

Munishi kritikon përzgjedhësin e Kosovës

Munishi kritikon përzgjedhësin e Kosovës

Trajneri i Dritës së Gjilanit, Ismet Munishi ka kritikuar trajnerin e përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki.

Sipas Munishit, trajneri i Kosovës ka gabuar me formacionin e hedhur në fushën e lojës për ndeshjen ndaj Islandës.

“Ky trajner formacionin e ka futur totalisht te gabuar, lojtarët nuk po përshtaten ne mes veti”, tha Munishi pas përfundimit të pjesës së parë të takimit.

Ai ka thënë po ashtu qe Kosova e Bunjakit është në të njejtin nivel me Andorën e Luksemburgun.

Kosova e humbi me rezultat 2-1 ndeshjen ndaj Islandës, e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës. /Insajderi.com