Munishi e respekton vendimin e Dritës për suspendim

Munishi e respekton vendimin e Dritës për suspendim

Ismet Munishi e pranon se vendimi i Dritës për ta suspenduar është i drejtë dhe insiston se ai nuk dëshiron ta prish imazhin e klubit.

Trajneri Ismet Munishi i përfshirë së fundmi në video skandalin me gjyqtarin Bajram Gashi, ka folur për Express pas suspendimit që i ka bërë kryesia e Dritës.

Munishi thotë se ky vendim është drejtë dhe dëshiron që të ruaj imazhin e skuadrës, e cila edhe ashtu po kalon momente të vështira.

“Vendimi i Dritës është shumë i drejtë, por edhe trajner të tjerë rrinë me gjyqtarë dhe bisedojnë për futboll edhe pajtime, por kjo është bërë shumë e madhe. Unë jam për me e ruajte imazhin e Dritës”, tha Munishi për Express.

“Unë kam fol me kryetarin e klubit dhe i kam thanë se më nuk kam forcë, por ai ka thënë se njëherë duhet vetëm ta suspendojnë. Unë nuk dua që këto turbulenca ta përcjellin edhe Dritën, ajo le të vazhdojë rrugëtimin e vet”, ka thënë ai. /Insajderi.com