Munishi e quan “amator” trajnerin boshnjak të Dritës

Trajneri ish-kampion i Kosovës në futboll, Ismet Munishi iu është kundërvënë trajnerit të ri të Dritës, Almir Alagiç, i cili i quajti "amator" futbollistët e skuadrës së tij pas humbjes në derbi ndaj Gjilanit.

Munishi e quan “amator” trajnerin boshnjak të Dritës

E me të njëjtën fjalë iu është kundërpërgjigjur atij ish-trajneri i Hajvalisë e Vushtrrisë, Ismet Munishi, i cili tha se Alagiç nuk është vetë trajner profesionist.

Pas ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, e cila përfundoi me fitoren e Gjilanit 1-0, trajneri boshnjak i Dritës i quajti futbollistët e tij “amatorë”.

“Amator je vet z.Alagic, nuk ki lidhje me trajnerllëk. Krejt këto filma i ki për me largu përgjegjësinë prej vetes. Bonu burrë motivoj lojtarët merre ndonjë pikë nëse mundesh, merre përgjegjësinë vet”, ka thënë Munishi.

Munishi po ashtu tha se “një trajner asnjëherë nuk duhet t’i nënçmoj futbollistët e tij”. /Insajderi.com